KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Melani Trump akuzohet për plagjiaturë

SHBA, Melani Trump akuzohet për plagjiaturë

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump nën tingujt e muzikës “We are the Champions” prezantoi në konventën e mbajtur ne Ohaio gruan e tij Melania Trump. “Kam nderin t’ju prezantoj zonjën e ardhshme të parë të vendit” u shpreh Trump. E veshur me të bardha dhe shumë elegante, zonja Trump në fjalën e saj tha se sa krenare ndihej që në vitin 2006 kishte marrë nënshtetësinë amerikane, duke e cilësuar një privilegj të madh mbi tokë. “Ai është i ashpër atëherë kur duhet, por edhe i dashur e kujdesshëm dhe ndonëse mirësinë nuk e shpreh gjithmonë, është aty për sytë e të gjithëve. Kjo është dhe një nga arsyet përse unë rashë në dashuri me të,” tha bashkëshortja e miliarderit njujorkez. Në fakt fjalimi i 46-vjeçares nuk kishte asnjë surprizë, ishte thuajse i ngjashëm me retorikën e Michele Obamës në 2008, kur gjatë konventës se partisë demokratike Obama u shpall kandidat për presidencën e Shtëpisë së Bardhë. Madje mediat amerikane shkojnë edhe më tej duke thënë se fjalimi i ish-modeles sllovene, mund të jetë edhe plagjiaturë.