KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA mer vendim për regjistrimin e Dronëve.
shba drone jo afer aeroporteve perdoruesit duhet t'i regjistrojne

SHBA mer vendim për regjistrimin e Dronëve.

Kushdo mund të blejë një mjet të vogël fluturues të telekomanduar, apo siç njihet shkurt me emrin Dron, por duke nisur nga viti tjetër, në Shtetet e Bashkuara këto mjete duhen regjistruar. Qeveria federale e mori vendimin me qëllim që të ketë të identifikuar pronarët e droneve dhe për t’i edukuar aviatorët amatorë. Vendimi u mor me kërkesë të administratës së aviacionit pasi kohët e fundit janë shtuar raportimet e droneve që janë parë të fluturojnë pranë aeroporteve. Rregullat e reja kërkojnë që dronet të mos ngrihen mbi 130 metra nga toka dhe të mos u afrohen aeroporteve deri në 7 kilometra. Në SHBA kete vit janë shitur 1,6 milionë dronë