KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, ndërron jetë në moshën 116-vjeçare banorja më e moshuar në botë
SusannahMushattJones1

SHBA, ndërron jetë në moshën 116-vjeçare banorja më e moshuar në botë

Shtetasja amerikane, Susana Mashat Xhons, banorja më e vjetër e planetit Tokë, ndërroi jetë në moshën 116-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i qendrës për hulumtime gerontologjike, Robert Junt, sipas të cilit zonja Xhons ndërroi jetë në një shtëpi të moshuarish në Nju Jork. Suzana lindi në vitin 1899 në qytetin Montgomeri, në shtetin amerikan Alabama. Ajo e festoi 116-vjetorin në korrik të vitit të shkuar. Titullin “banori më i vjetër”, Jones e mbajti për një vit, pasi vitin e kaluar ndërroi jetë 117-vjeçarja japoneze Misao Okaua. Këtë titull e trashëgon tani italiania Ema Morano, e cila është po 116 vjeç. Banori më i vjetër i regjistruar në botë ka qenë francezja Zhan Luiz Kalment, e cila vdiq në vitin 1997 pasi kishte mbushur moshën 122 vjeç.