KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA ndihmon Ukrainën

SHBA ndihmon Ukrainën

Shtëpia e Bardhë do t’i japë Ukrainës 220 milionë dollarë ndihma këtë vit, për të mbështetur reformat e saj ekonomike dhe politike. Ndihma për vendin e shpartalluar nga lufta është bërë e ditur pasi zv/presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka biseduar me telefon me kryministrin e Ukrainës, Volodymyr Hroysman. Shtëpia e Bardhë ka thënë se mjetet do ta ndihmojnë Ukrainën të forcojë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, të përforcojë themelet për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe t’iu përgjigjet nevojave humanitare. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës nëse Ukraina nuk i kryen reformat.