KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA nis sulme të tjera ajrore në Irak dhe Siri

SHBA nis sulme të tjera ajrore në Irak dhe Siri

Marina e Shteteve të Bashkuara ka nisur sulme ajrore kundër objektivave të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri, nga një aeroplanmbajtëse në Detin Mesdhe. Aeroplanët luftarakë amerikanë që ngrihen nga aeroplanmbajtësja, Herri Truman, po kryejnë sulmet e para ajrore në këtë rajon, që prej fillimit të luftës së Irakut, në vitin 2003. Aeroplanmbajtësja gjendet aktualisht në ujërat pranë ishullit të Kretes. Sulmet e mëparshme janë kryer nga aeroplanbajtëset në Gjirin Persik ose nga bazat tokësore në Bahrejn, Turqi dhe vendet e tjera. Marina amerikane nuk ka dhënë shumë informacion lidhur me numrin e objektivave të sulmuara, por ka lajmëruar se po vihen në shënjestër selitë dhe qëndrat financiare të Shtetit Islamik.