KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Nishani takohet me komunitetin e biznesit

SHBA: Nishani takohet me komunitetin e biznesit

Takimi me komunitetin e biznesit, në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare , zuri një vend të veçantë në axhendën e presidentit të republikës Bujar Nishani në SHBA. Në fjalën drejtuar të pranishmëve , kreu i shtetit cilësoi komunitetin e biznesit si përfaqësuesin e komunitetit më të fuqishëm në një vend të lirë dhe demokratik.

“Komuniteti i biznesit përfaqëson lidershipin e vërtetë në një vend të pjekur. Krahas vlerësimit kemi edhe detyrime dhe përgjegjësi ndaj tij. Na duhet të luftojmë korrupsionin, dhe kjo kërkon dhe arrihet me vullnet të fortë – u shpreh presidenti Nishani. Duke sjellë në vëmendje se ekonomia është sfida më e madhe e vendeve. Kreu i shtetit inkurajoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të bashkërendohen dhe të ndërmarrin veprime konkrete! “ Unë besoj në vullnetin e qeverive për zhvillimin e ekonomisë, por gjithsesi duhet të ushtrohet trysni pozitive mbi qeveritë dhe institucionet. Tani është koha e duhur!- tha Nishani .

Më tej , në një veprimtari kulturore-shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, iu dorëzua Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence me motivacionin: “Si simbol i unitetit kombëtar dhe për rolin e tij të padiskutueshëm në vlerësimin dhe evidentimin e vlerave të suksesit njerëzor të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”.