KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA nisin ndërtimin e sistemit ushtarak në Poloni
poloni

SHBA nisin ndërtimin e sistemit ushtarak në Poloni

SHBA-të nisin sot ndërtimin e një sistemi ushtarak në Poloni, që do të jetë pjesë e mburojës raketore të NATO-s në Evropë. Uashingtoni ka thënë se mburoja synon të mbrojë NATO-n nga raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme, sidomos nga Lindja e Mesme. Rusia kundërshton me forcë rrjetin e mbrojtjes raketore, duke pohuar se qëllim i saj është të minojë parandaluesin bërthamor rus dhe të rrënojë balancën strategjike rajonale. Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara aktivizuan stacionin e parë të mbrojtjes raketore në Rumani. Puna në stacionin në Redzikovo të Polonisë do të përfundojë në vitin 2018.