KRYEFAQJA » LAJME » SHBA, NJË KAMPIONAT “SËRFI” EDHE PËR QENTË

SHBA, NJË KAMPIONAT “SËRFI” EDHE PËR QENTË

Duket se ajo shprehja popullore “jetë qeni” tanimë ka ndryshuar tërësisht kuptim, duke marrë të tjera vlera. Kjo sepse për ta tanimë ka edhe kampionate në disiplinën e “sërfit”. Një i tillë është mbajtur ditët e fundit në Plazhin e Hantingtoni, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas organizatorëve, garimi në këtë kampionat, ishte ndarë në kategori të ndryshme, në bazë të peshës trupore të qenve, domethënë, të vogël, të mesme, të madhe dhe shumë të madhe.
Po kështu ka patur edhe gara dyshe, apo gara të kombinuara, ku qeni ka konkurruar krahas të zotit.