KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Nuk i bashkohemi Rusisë për sulmet në Siri
U.S.-Russia-Syria-570x332

SHBA: Nuk i bashkohemi Rusisë për sulmet në Siri

Shtetet e Bashkuara refuzuan thirrjen e Rusisë për të kryer sulme të përbashkëta ajrore kundër grupeve rebele që luftojnë forcat qeveritare të Sirisë. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se sulmet e përbashkëta do të qëllonin autokolonat me armë dhe municion nga Turqia për në Siri. Por, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se nuk do të ketë angazhime të tilla. Kirby ka thënë se SHBA beson se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjëse për shumicën e shkeljeve të armëpushimit të brishtë që ka nisur më 27 shkurt. SHBA ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Assadit, ndërsa Rusia e ka mbështetur me vendosmëri udhëheqësin sirian. Dy vendet vetëm se shkëmbejnë disa informacione, për të shmangur përplasjet në mes të qiellit.