KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Nuk kemi lidhje me grushtin e shtetit në Turqi
ARLINGTON, VA - JANUARY 09: Pentagon Press Secretary Rear Adm. John Kirby conducts a briefing at the Pentagon, January 9, 2015 in Arlington, Virginia. Rear Adm. Kirby spoke about Defense Secretary Chuck Hagel's schedule, and Department of Defense issues.   (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

SHBA: Nuk kemi lidhje me grushtin e shtetit në Turqi

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby tha se vendi i tij nuk ka lidhje me tentativën e 15 korrikut për grusht shteti në Turqi. Në përgjigje të një pyetjeje në konferencën ditore të shtypit, Kirby reagoi ndaj komenteve që e vendosin ShBA-në prapa tentativës së përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi. “Turqia nuk është vetëm një aleat, por njëherësh edhe mik”, tha Kirby. Turqia luan një rol të rëndësishëm në operacionet që zhvillohen kundër Shtetit Islamik dhe marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë në lidhje me këtë çështje do të vazhdojnë”, shtoi ai. Kirby iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me ekstradimin e kreut të organizatës FETO/PDY, Fethullah Gulen, duke bërë sqarime edhe për komentet se marrëdhëniet Turqi-Amerikë do të prekeshin nga mos-ekstradimi i Gulenit. “Në lidhje me Gulenin dhe ekstradimin e tij ne bisedojmë rregullisht me autoritetet turke. Ekstradimi është një çështje që ka të bëjë me provat”, u shpreh Kirby, duke shtuar se ky proces përparon ashtu siç duhet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë.