KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Obama bën thirrje për qetësi pas vrasjes së policëve
baton-rouge-police-shooting

SHBA, Obama bën thirrje për qetësi pas vrasjes së policëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, bëri thirrje për përmbajtje, pas vrasjes së tre policëve në Baton Rouge të Luizianës. Sulmuesi Gavin Long, afrikano-amerikan që ka shërber pesë vjet në marinë, është vrarë po ashtu. Ai ka postuar video në internet, duke u ankuar për trajtimin që u bën policia afrikano-amerikanëve. Tensionet në Baton Rouge kanë qenë të larta qëkur Alton Sterling, afrikano-amerikan, është qëlluar për vdekje nga policia, dy javë më parë. Kjo vrasje dhe një tjetër në Minesotë, po ashtu nga policia, kanë shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe kanë bërë që një veteran i ushtrisë, afrikano-amerikan, të vrasë pesë policë në Dallas. “Pavarësisht motivit, vdekja e këtyre policëve të guximshëm nënvizon rrezikun me të cilin përballet policia çdo ditë. Ne si komb duhet të jemi të zëshëm dhe të qartë se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj zbatimit të ligjit”, tha Obama