KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Obama pret në Shtëpinë e Bardhe aleatët evropianë. Diskutohet aktiviteti ushtarak i Rusisë
obama

SHBA, Obama pret në Shtëpinë e Bardhe aleatët evropianë. Diskutohet aktiviteti ushtarak i Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pret liderët e pesë vendeve nordike, ndërsa në krye të axhendës është aktiviteti i rritur ushtarak i Rusisë. Udhëheqësit e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Islandës do të priten në Shtëpinë e Bardhë. Aneksimi i Krimesë nga Moska, në 2014-ën, ka alarmuar fqinjët nordikë dhe baltikë të Rusisë. Derisa NATO po shqyrton mënyrat për të penguar agresionin e mëtejshëm rus, Shtëpia e Bardhë dëshiron po ashtu të shprehë mbështetje për aleatët e saj në Evropën veriore. Në takimin e sotëm diskutohen edhe krizat në Siri dhe Irak.