KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA parada sigurie

SHBA parada sigurie

Me rastin e paradës që u mbajt në Nju Jork për Ditën e Falenderimeve, policia vendosi nëpër rrugë një kontigjent tepër të madh forcash sigurie. Tre milionë e gjysmë njerëz ndoqën parakalimin e përvitshëm që mbahet në qytet, ndërsa mes shikuesve kishte agjentë të veshur si civile kurse mbi tarracat e ndërtesave u vendosen snajper. Në Manhatan, qindra oficerë vëzhgonin gjithcka nga dhoma e kontrollit. Kërcenimi terrorist është marrë seriozisht në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet kanë kërkuar rritje të vigjilencës.