KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, për herë të parë Senati miraton një homoseksual në krye të ushtrisë
fanning

SHBA, për herë të parë Senati miraton një homoseksual në krye të ushtrisë

Senati amerikan ka miratuar Erik Faning si sekretar të Ushtrisë, duke e bërë atë liderin e parë homoseksual që udhëheq një degë të shërbimit të Ushtrisë Amerikane. Faning ka punuar nën sekretariatin e Forcës Ajrore dhe gjithashtu ishte udhëheqës i stafit të Sekretarit të Mbrojtjes, Ash Karter. Pozita e tij e re u konfirmua dje, pasi liderët e Pentagonit bindën senatorin Pat Roberts se tashmë është shumë vonë për administratën që të transferojë të burgosur nga qendra e paraburgimit në Guantanamo Bay në Kubë, për në shtetin e tij, Kansas. Roberts kishte bllokuar nominimin e Fanning për muaj të tërë, për ta theksuar kundërshtimin e çfarëdo transferimi të mundshëm të të burgosurve në burgun ushtarak në Fort Leavenworth, Kansas.