KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA përfshihet nga stuhi dëbore
SHBA përfshihet nga stuhi dëbore

SHBA përfshihet nga stuhi dëbore

Një stuhi e madhe dëbore ka përshirë pjesën lindore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka prekur rreth 85 milionë banorë. Trashësia e dëborës në disa zona i ka kaluar mbi 100 centimetra dhe autoritetet amerikane kanë deklaruar gjendjen e emergjencës në 11 shtete.
Ndërkohë janë shkaktuar edhe 18 viktima. Gjashtë viktima janë konfirmuar në Karolinën e Veriut, dy në Kentucky, dy në Tennessee, Virxhinia, Arkansas dhe tre në Nju Jork.
Rreth 12 mijë fluturime janë pezulluar, ndërsa janë bllokuar makina dhe stacione hekurudhore.
Situata është përkeqësuar sidomos në Nju Jork dhe Filadelfia. Parashikimet thonë se situata do të përkeqësohet më tej. Trashësia e dëborës në këto shtete mund të arrijë deri në 60 cm.
Autoritetet amerikane bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri në përmirësim të situatës.