KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, përgjaket “E premtja e zezë”
SHBA, përgjaket e "Premtja e zezë"

SHBA, përgjaket “E premtja e zezë”

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në tre incidente në Nju Xhersi gjatë “Të Premtes së Zezë”. Një burrë u qëllua fatalisht dhe vëllai i tij u plagos nga disa të shtëna jashtë një marketit “Marcy”. Një tjetër u vra në një incident të ndodhur në parkingun e një dyqani Walmart. Një person i katërt u plagos me armë në një market në Tenesi teksa njerëzit përpiqeshin të futeshin në një tjetër market. “E premtja e zezë”, ngjarja vjetore pas Ditës së Falenderimeve, ka bërë që shumë njerëz të vihen në rradhë për të përfituar nga uljet e mëdha të çmimeve në dyqane e supermarkete.