KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, përshpejtohet procesi i kontrollit në aeroporte
airport

SHBA, përshpejtohet procesi i kontrollit në aeroporte

Kreu i Administratës së Sigurimit të Transportit të SHBA-së, Peter Nefenger, tha se do të shtohet numri i personelit që kontrollojnë udhëtarët nëpër aeroporte, për të shmangur vonesat. Kohët e gjata të kontrollit në aeroporte kishin shkaktuar një pakënaqësi të madhe në mbarë vendin. Masat e reja merren vetëm disa ditë para një feste kombëtare dhe fillimit të sezonit veror të udhëtimit. Drejtori i agjencisë së sigurimit të transportit, Peter Neffenger, u tha ligjvënësve se agjencia po dërgon kontrollorë në aeroportet e Çikagos, Nju Jorkut, Los Anxhelosit, dhe disa qytete të tjera. Por edhe me përmirësimet e personelit, Neffenger e pranon se periudha e verës do të jetë e ngarkuar dhe e vështirë për ata që udhëtojnë me avion. Para disa ditësh ai shkarkoi nga detyra shefen e sigurisë pranë kësaj agjencie dhe krijoi një ekip pune për të përmirësuar situatën e vonesave nëpër aeroporte.