KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA po përpiqet për të shëruar sëmundjen e kancerit
SHBA po përpiqet për të shëruar sëmundjen e kancerit

SHBA po përpiqet për të shëruar sëmundjen e kancerit

Presidenti amerikan, Barack Obama, së bashku më zëvendës-presidentin Joe Biden, ndonëse janë në fund të mandatit të tyre, po punojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fitojnë një garë të re shëndetësore – të gjejnë shërimin për sëmundjen e kancerit. “Vitin e kaluar, zëvendës-presidenti Bajden më tha se Amerika mund të kurojë kancerin”, tha Obama. “Muajin e kaluar, ai ka punuar me kongresmenët që ata t’i tregojnë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë burimet më të forta që ata i kanë pasur brenda 10 viteve”. Kurse Joe Biden, i cili ka humbur djalin e tij nga kjo sëmundje, tha se do t’i duhen 15 muaj kohë që ta arrijnë këtë qëllim, shkruan “The Guardian”. “Unë do t’i kalojë 15 muajt e tjerë në këtë zyre që t’ia arrijmë qëllimit, sepse e di që ka demokratë dhe republikanë që e ndajnë të njëjtin pasion me ne, dhe pasioni ynë është mundim këtë sëmundje vdekjeprurëse”, tha Biden.
Konsumi i duhanit, alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik e ka kthyer kancerin në sëmundjen e mijëvjeçarit. Sipas raportit të fundit te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 14 milionë persona në botë aktualisht janë diagnostikuar me kancer. Me ritmet aktuale, ky numër pritet të rritet në 19 milionë në 2025 dhe në 24 milion pas dy dekadash e gjysmë.
Shqipëria renditet në listën e vendeve që kanë shifra të larta të pacientëve që vuajnë nga tumoret. Për fat të keq diagnostikimi i sëmundjes në shumicën e rasteve kapet në faza të avancuara, duke e bërë thuajse të pamundur shpëtimin e jetës së pacientëve. Në një vit regjistrohen mbi 6 mijë të prekur, ku 4 mijë prej tyre janë diagnostikohen në stade të avancuara. Mesatarisht i bie që çdo ditë në Shqipëri të preken nga llojet e kancerit 16 persona.