KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidenciale; Klinton deklaron fitoren në garën e demokratëve, hyn në histori
Democratic presidential candidate Hillary Clinton acknowledges cheers from the crowd during her primary night event at the Duggal Greenhouse, Brooklyn Navy Yard, June 7, 2016 in New York. Americans from New Jersey to California cast ballots June 7th in the final major primaries of the 2016 White House race, after delegate counts showed Hillary Clinton winning the Democratic nomination. Sanders has thus far ignored media reports that she has clinched the magic number of delegates. / AFP PHOTO / TIMOTHY A. CLARYTIMOTHY A. CLARY/AFP/Getty Images

SHBA, presidenciale; Klinton deklaron fitoren në garën e demokratëve, hyn në histori

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton po hyn në histori si gruaja e parë që fiton emërimin si kandidate e pritshme për presidente e një partie kryesore politike. Ajo ka siguruar shumicën e delegatëve të nevojshëm për të mposhtur rivalin e saj, senatorin e Vermontit, Berni Sanders. Zyrtarisht, Hillari Klinton pritet ta marrë emërimin si kandidate e partisë demokrate vetëm në kuvendin e partisë muajin e ardhshëm në Filadelfia, por ajo ka siguruar shumicën e 2,383 delegatëve të nevojshëm për të mposhtur senatorin e Vermontit Berni Sanders. Klinton u tregua e kujdesshme në deklaratën që bëri mbrëmë gjatë një mitingu afër Los Anxhelesit. “Dua t’ju them se, sipas njoftimeve, jemi në prag të një momenti historik të paparë, por ne ende po punojmë, apo jo? Kemi gjashtë zgjedhje nesër dhe do të luftojmë shumë për çdo votë, veçanërisht këtu në Kaliforni.” Duke mos përfillur njoftimet për numrin e delegatëve, senatori Sanders paralajmëroi një fitore të madhe në zgjedhjet paraprake në Kaliforni dhe pesë shtete të tjera, dhe premtoi të vazhdojë deri në fund luftën e tij për emërimin.