KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet, Klinton dhe Sanders takohen pasi beteja e tyre merr fund
shba

SHBA, presidencialet, Klinton dhe Sanders takohen pasi beteja e tyre merr fund

Parapraket e zhvilluara dje në Uashignton, të cilat u fituan nga Hilari Klinton, shënuan fundin e proçesit të zgjedhjes së kandidatit që do të përfaqësojë demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë. Dy kandidatët Sanders dhe Klinton, u takuan dje ballë për ballë për të diskutuar çfare do të bëhet në parti për zgjedhjet e përgjithshme. Asnjë nga kandidatët nuk foli për gazetarët pas takimit të tyre 90-minutësh në një hotel në Uashington, por zyrat e fushatave përkatëse publikuan dy deklarata gati identike, sipas të cilave Klinton dhe Sanders kishin patur një diskutim pozitiv rreth garës mes tyre, bashkimin e partisë dhe dëshirën e përbashkët për të penguar një fitore të mundshme të Donald Tramp në nëntor. Mes çështjeve të diskutuara ishte edhe plani për rritjen e rrogave, eliminimi i fshehjes së parave në politikë dhe reduktimi i kostos që duhet paguar për të ndjekur një universitet. Në një e-mail drejtuar mbështetësve të tij, Sanders u shpreh se do të jepte një konferencë për shtyp për hapat që do të ndiqte më pas. “Votimi mbaroi, por revolucioni ynë vazhdon”, u shpreh ai.