KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet; Klinton fiton në Kentaki, Sanders në Oregon
sanders klinton

SHBA, presidencialet; Klinton fiton në Kentaki, Sanders në Oregon

Demokrati Berni Sanders ka fituar në zgjedhjet paraprake në Oregon të SHBA-ve, por kjo nuk i ndihmon aq shumë atij në sigurimin e kandidimit demokrat. Atij i duheshin fitore të thella në zgjedhjet paraprake për ta arritur rivalen e tij Hillary Klinton, e cila fitoi në zgjedhjet paraprake të 17 majit në Kentaki. Klinton vazhdon ta mbajë kryesimin me numër delegatësh. Nga 61 delegatë demokratë në Oregon, Sanders do të arrijë t’i fitojë të paktën 28, thonë mediat amerikane, ndërsa Klinton do të fitojë të paktën 24. Deri tani, bazuar në zgjedhjet paraprake, Klinton ka 1.764 delegatë, ndërsa Sanders 1.486. Për ta plotësuar këtë dallim, Sandersit do t’i duhej t’i fitonte 68 % të delegatëve të mbetur në zgjedhjet paraprake. Ndërkohë, republikani Trump ka fituar shumicën e delegatëve në Oregon. Miliarderi nga Nju Jorku fitoi 17 delegatë në Oregon, edhe pse kishte vota edhe për kandidatët që tashmë e kanë lënë garën.