KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet. Klinton refuzon debatin me Sanders
clinton-sanders

SHBA, presidencialet. Klinton refuzon debatin me Sanders

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillari Klinton, pothuajse e garantuar për fitoren e primareve, refuzon të marrë pjesë në një debat të fundit me rivalin e saj, Berni Sanders, të propozuar nga kanali televiziv “Fox News”. “E refuzuam ftesën e Fox News për të marrë pjesë në një debat në Kaliforni”, theksoi drejtoresha e komunikimit të Hillari Klinton, përmes një deklarate. “Ne mendojmë se koha e Hillari Klinton përdoret më mirë duke bërë fushatë dhe duke takuar drjtpërdrejtë votuesit në Kaliforni për të përgatitur fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të 8 nëntorit”, shpjegoi ajo. Nga ana tjetër Berni Sanders kishte njoftuar se do t’i pëlqente të merrte pjesë në këtë debat në Kaliforni, ku më 7 qershor do të zhvillohen primaret vendimtare.