KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet: Obama në mitingun e Klinton
obama clinton

SHBA, presidencialet: Obama në mitingun e Klinton

Presidenti amerikan, Barak Obama mori pjesë për herë të parë në mitingun zgjedhor të kandidates për presidente në radhët e demokratëve, ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton. Në fjalën që mbajti në mitingun e zhvilluar në qytetin Sharlotë të shtetit të Karolinës së Veriut, Obama tha se do të votojë për Clinton. Obama dhe Clinton erdhën së bashku në Karolinën e Veriut me avionin Air Force One. Kur mbërritën në Sharlotë ata përshëndetën votuesit demokratë që kishin mbushur sheshin e mitingut. Duke theksuar se kanë punuar ngushtë në periudhën kur Clinton ishte sekretare e Shtetit, Obama tha se “E di se sa e mençur dhe sa e përgatitur është ajo për ngjarjet.”