KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet. Presidenti Obama dhe Klinton, bashkë në fushatë
Democratic presidential hopeful, Sen. Hillary Rodham Clinton, D-N.Y., shakes hands with Democratic presidential hopeful, Sen. Barack Obama, D-Ill., as they participate in a Compassion Forum at Messiah College, in Grantham, Pa., Sunday, April 13, 2008. (AP Photo/Carolyn Kaster)

SHBA, presidencialet. Presidenti Obama dhe Klinton, bashkë në fushatë

Presidenti Obama dhe kandidatja e pritshme demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, do të zhvillojnë fushatë së bashku për herë të parë, të martën, në Sharlotë të Karolinës së Veriut. Në një miting që është në plan të mbahet të martën në Qendrën e Konventave në Sharlotë, zoti Obama dhe zonja Clinton pritet të diskutojnë për përparimin e bërë dhe për vizionin e tyre për Amerikën, thuhet në një deklaratë të fushatës së zonjës Clinton. Presidenti Obama, e mbështeti zyrtarisht muajin e kaluar kandidaturën e zonjës Clinton si kandidate e pritshme e Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë, zonja Clinton, u takua me zyrtarë të FBI-së në kuadrin e hetimeve për përdorimin e një serveri privat e-maili gjatë periudhës kur ajo ishte Sekretare Shteti. Intervista u zhvillua vetëm katër javë përpara mbajtjes së konventës së Partisë Demokrate, e cila pritet të emërojë zyrtarisht zonjën Clinton si kandidate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.