KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet, Sanders: Do të votoj për Klintonin
sanders

SHBA, presidencialet, Sanders: Do të votoj për Klintonin

Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka thënë se do të votojë për rivalen e tij demokratike Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Hillary dhe Sanders kanë luftuar për të siguruar nominimin demokratik për president të SHBA-së, duel i cili u fitua nga ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton. Deri tani, Sanders ka premtuar se do të vazhdonte luftën e tij për konventën e partisë dhe kishte refuzuar t’i japë fund fushatës për president.