KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet. Trump dhe Klinton më afër nominimit
Hillary Clinton and Donald Trump are tightening their grips on the Democratic and Republican presidential nominations.
Hillary Clinton and Donald Trump are tightening their grips on the Democratic and Republican presidential nominations.

SHBA, presidencialet. Trump dhe Klinton më afër nominimit

Demokratja Hillari Klinton dhe republikani Donald Trump kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit, që u mbajtën dje, duke iu afruar sigurimit të nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Fitorja e Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1.237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në korrik. Fitorja e Klinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përket delegatëve nuk ka lëvizje, pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë. Megjithatë, Klintonit i mungojnë vetëm 78 delegatë që të sigurojë nominimin demokart për presidencë. Klinton aktualisht ka 2.305 delegatë, ndërsa rivali i saj, Berni Sanders ka 1.539 delegatë. Për fitore nevojiten 2.383 delegatë.