KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet. Trump takon më 12 Maj kongresmenët republikanë
Trump Ryan

SHBA, presidencialet. Trump takon më 12 Maj kongresmenët republikanë

Donald Trump, kandidati presidencial i Partisë Republikane në SHBA, do të takohet më 12 maj me liderët kongresmenë të partisë së tij në Uashington. Lideri i shumicës në Senat, Miç Mekonell, ka orfuar mbështetje për miliarderin republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Rajan, e ka distancuar veten nga Trumpi dhe ka refuzuar ta përkrahë atë. Ryan u tha dje gazetarëve të gazetës “Journal Times”, në shtetin e tij Uinskonsin, se nuk ka arsye që të shtiren për “unitet” të partisë, përderisa një gjë e tillë nuk ekziston. Në përpjekje për ta shmangur një konflikt të hapur me Trumpin, Rajan i ka thënë gazetës se është i gatshëm të tërhiqet nga roli tradicional i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, që është kryesues i Konventës Kombëtare të Republikanëve, që mbahet në korrik, nëse Trumpi e kërkon një gjë të tillë.