KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, presidencialet; Vazhdon gara mes demokratëve
clintonsanders2

SHBA, presidencialet; Vazhdon gara mes demokratëve

Amerikanët votojnë sot kanditatët e tyre për President në primaret që mbahen në Kentaki dhe Oregon. Gara vijon nga demokratët, ku Berni Sanders vazhdon të shpresojë se mund të marrë nomiminim në konventën e korrikut, pavarsisht epërsisë së Hilari Klinton. Udhëheqësja e garës Klinton e ka pothuajse të sigurt kandidaturën, pasi ka një avantazh të madh ndaj Sanders, por matematika ende e mban në lojë senatorin e Vermontit. Klinton ndërkohë ka zhvilluar një fushatë të fortë në Kentaki, duke thënë se bashkëshorti i saj dhe ish-Presidenti Bill Klinton do të marrë përsipër përgjegjësinë për rivitalizimin e ekonomisë. Sondazhet i japin dy pretendentët shumë pranë në të dy këto shtete, megjithëse edhe nëse Sanders do të fitonte, nuk do përbënin ndonjë ndryshim të madh, pasi Klinton ka 94% të delegatëve që i duhen për kandidimin. Mediat amerikane thonë se ndaj Sanders po shtohet gjithnjë e më shumë presioni për të braktisur garën, pasi shumë brenda partisë e shohin garën si ndarëse dhe që nuk i shërben interesit të kësaj force politike. Në krahun tjetër të spektrit politik, edhe republikanët votojnë në Oregon, por kjo garë tashmë bëhet vetëm sa për të respektuar rregullat, pasi Donald Trump është i vetëm në garë për shkak të tërheqjes së rivalëve të tij.