KRYEFAQJA » LAJME » SHBA propozim të ri për Reformën në Drejtësi
SHBA propozim të ri për Reformën në Drejtës

SHBA propozim të ri për Reformën në Drejtësi

SHBA u ka drejtuar palëve politike në Shqipëri një propozimi të ri për mundësuar më 21 korrrik votimin e Reformës në Drejtësi. Kjo është bërë e ditur pas takimeve intensive të së dielës mes ndihmës-sekretares amerikane të shtetit Viktoria Njuland, me përfaqësuesit më të lartë të maxhorancës dhe opozitës. Sipas zonjës Njuland propozimi i ri përmban ide nga qeveria dhe opozita në përputhje me Komisionin e Venecias. “Ambasadori Lu ju ka bërë palëve një propozim të ri për Reformën. Propozimi i ri është propozim hibrid me ide nga qeveria dhe opozita. Propozimi i ri në përputhje me Komisionin e Venecias, ka mbështetjen time, të Washingtonit dhe drejtuesve të tij” tha zonja Njuland.
Ndihmës-sekretarja amerikane të shtetit tha se “Reforma në drejtësi është tejet jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare”. “Ka ardhur koha që të arrihet në një marrëveshje. Është çasti që të gjithë patritotët e Shqipërisë të bashkojnë forcat dhe të japin atë që ky vend po pret” shtoi ajo.  Zyrtarja e lartë amerikane shprehu shpresën se “Me një reformë të fortë në drejtësi, Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara edhe në çështje të tjera”. Sipas zonjës Njuland kryeministri dhe kryetari i opozitës shprehën dëshirën që të arrijnë marrëveshje. “Politika është e ashpër në këtë vend, por gjithashtu kam ndjerë që të dy e dinë se është koha për ndryshim” tha pas takimeve ndihmës-sekretarja amerikane të shtetit.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë përmban konkretisht ky propozim dhe cili është qëndrimi i dy koalicioneve, si dhe brenda tyre. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë takimit me zonjën Njuland se është i hapur për çdo kompromis që nuk e cënon reformën, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ka këmbëngulur në arritjen e një konsensusi politik. Në një zhvillim të fundit LSI, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar, por kërkon nga PS të njihet me propozimin. Megjithatë tonet e deklaratave të zonjës Njuland lënë pak vend për të menduar se palët nuk do ta pranojnë formulën e gjetur nga SHBA.