KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Protesta kundër Trump
SHBA: Protesta kundër Trump

SHBA: Protesta kundër Trump

Protestuesit kundër zgjedhjes së Donald Trump u mblodhën në disa qytete të SHBA-së, disa orë pasi presidenti i zgjedhur vlerësoi “pasionin” e tyre. Mijëra vetë dolën në rrugë në Miami, Atlanta, Filadelfia, Nju Jork, San Francisko dhe Portland, Oregon, duke shprehur zemërimin mbi retorikat nxitëse dhe shpesh shumë të diskutueshme të fushatës së Trump në lidhje me emigrantët, myslimanët dhe gratë. Në Nju Jork, demonstruesit u mblodhën në parkun qendror dhe rrethuan “Trump Tower”, ku jeton presidenti i zgjedhur. Në qendër të Portland, protestuesit bllokuan trafikun dhe hodhën objekte ndaj policisë, e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjelles. Në një moment, policia shtyu protestuesit prapa dhe filloi arrestimet. Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Los Angeles, duke bllokuar trafikun dhe duke mbajtur postera kundër Trump. Më parë gjatë natës, disa mijëra aktivistë marshuan nëpër qendër të qytetit Miami, ku bllokuan autostradën dhe kalimin në të dy drejtimet.