KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, qëllohen me armë dy policë
us-police-tape

SHBA, qëllohen me armë dy policë

Autoritetet në San Diego të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se dy oficerë policie janë qëlluar me armë në një lagje në San Diego, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. San Diego Union-Tribute raporton se sipas policisë incidenti ka ndodhur të enjten vonë. Të dy oficerët janë dërguar në spital, por gjendja e tyre nuk është bërë e ditur. Nuk ka informata rreth motivit të incidentit i cili ndodhi të enjten një orë para mesnate.