KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, rasti i parë i rezistencës ndaj antibiotikëve
Antibiotics - Printed Diagnosis with Blurred Text. On Background of Medicaments Composition - Red Pills, Injections and Syringe.
Antibiotics - Printed Diagnosis with Blurred Text. On Background of Medicaments Composition - Red Pills, Injections and Syringe.

SHBA, rasti i parë i rezistencës ndaj antibiotikëve

Në Shtetet e Bashkuara zyrtarët shëndetësorë raportuan rastin e parë të një infeksioni që është rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur dhe kanë shprehur shqetësim të madh se kjo bakterie mund të paraqesë rrezik serioz nëse përhapet. “Rrezikojmë të jemi në botën pasbakteriale”, tha Thomas Fireden, drejtor i Qendrave për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim në Shtetet e Bashkuara. Më tej ai theksoi se një infeksion i traktit urinar në një femër 49 vjeçare nga Pensilvania, nuk ka mundur të kontrollohet as nga kolistini, një antibiotik që është i rezervuar për përdorim kundër kësaj “baktereje të ankthit”. Në samitin e Grupit të shtatë fuqive ekonomike btërore, Britania kërkoi nga vendet pjesëmarrëse, që kompanive të ilaçeve t’u ofrojnë çmim prej 1 miliard dollarësh për zhvillimin e antiobiotikëve të rinj, që nuk janë rezistent nga kjo bakterje.