KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, rikthehet frika e përgjimeve
SHBA, rikthehet frika e përgjimeve

SHBA, rikthehet frika e përgjimeve

Në shtetet e bashkuara janë rikthyer ethet e pegjimeve po kësaj radhe në postat elektronike. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se ka mundësi që Kina dhe Rusia të lexojnë postën e tij elektronike. “Ka shumë mundësi… Unë shkruaj email duke pasur parasysh edhe këtë mundësi”, tha Kerry në një intervistë për rrjetin CBS, kur u pyet mbi sigurinë e postës së tij elektronike. Unë e di se ata kanë sulmuar disa interesa amerikane këto ditët e fundit”, tha Kerri. “Për fat të keq, jetojmë në një botë ku një numër shtetesh, përfshirë Kinën dhe Rusinë, vazhdimisht kanë qenë të përfshira në sulme kibernetike kundër interesave amerikane, kundër qeverisë amerikane. Ky është shqetësim i madh”, shtoi Sekretari Kerry. Edhe ish sekretarja e shtetit Hillari Klinton ka probleme me postën e saj elektronike. Zonaj klinton i dorëzoi dje FBI-së serverin e postës së saj personale elektronike, të cilën e përdorte kur ushtronte detyrën e Sekretares së Shtetit. Kjo gjë ishte kërkuar disa muaj më parë nga republikanët në Kongresin amerikan. FBI-ja dhe Kongresi po hetojnë nëse informacione të klasifkuara janë dërguar nga emaili personal i Clinton.