KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, rregulla të reja për sigurinë e makinave
SHBA, rregulla të reja për sigurinë e makinave

SHBA, rregulla të reja për sigurinë e makinave

Autoritetet në Shtetet e Bashkuar paralajmëruan rregulla të reja shtesë për sigurinë e makinave. Mes këtyre masave, njëra është vendosja e yjeve për sigurinë, ngjashëm me rentitjen e hoteleve. Por propozimet e reja janë aq strikte saqë asnjë makinë nuk do të lëvizë më në rrugë pa pasur 5 ose 4 yje. Për makinat që prodhohen rishtazi autoritetet kërkojnë prova të reja përplasjesh, ndërkohë që zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që nëpër makina të vendosen edhe sensorë për shmangien e përplasjeve apo, në rast se nuk shmangen dot, dëmet të jenë sa më të pakta. Teknologjia për shmangien e aksidenteve përfshin kamera në makinë dhe frenim automatik. Duke nisur nga viti 2019, makinat do të kenë të detyrueshme tri standarde: shtimin e teknologjisë kundër përplasjeve, mbrojtjen e këmbësorëve dhe renditjen me yje që tregon mbrojtjen në rast përpjasjeje.