KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA rrit shpenzimet për vendosjen ushtarake në Evropë

SHBA rrit shpenzimet për vendosjen ushtarake në Evropë

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një legjislacion për politikë të mbrojtjes duke parashikuar 602 miliardë dollarë për mbështetjen e shpenzimeve të rritura për vendosje ushtarake në Evropë. Ky legjislacion, i miratuar mbrëmë, mbështet kërkesën e Departamentit amerikan të mbrojtjes për katërfishimin e shpenzimeve, për më tepër trupa dhe armatim dhe ndihmon për qetësimin e aleatëve të nervozuar të NATO-s në pjesën lindore të Evropës. Legjislacioni do t’i paraqitet presidentit, Barak Obama për t’u nënshkruar.