KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, rritje e numrit të migrantëve, kryesisht aziatikë
usa

SHBA, rritje e numrit të migrantëve, kryesisht aziatikë

Migrimi i ligjshëm dhe ai i jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara është rritur gjatë dy viteve të fundit, duke arritur nivele të papara që në fillim të shekullit 21. Qendra për Studime të Migracionit po ashtu bën të ditur se numri më i madh i migrantëve është nga Azia dhe jo Amerika Latine. Gjetjet vijnë në kohën kur kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën për të ndaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA. Gjetjet e reja tregojnë se mbi tre milionë migrantë të ligjshëm kanë hyrë në SHBA më 2014 dhe 2015. Shifra paraqet 39 % rritje nëse krahasohet me dy vitet paraprakë.