KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA-Rrjedhja e informacioneve sekrete

SHBA-Rrjedhja e informacioneve sekrete

FBI-ja ka arrestuar një tjetër kontraktues të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe po heton nëse ai ka vjedhur “kode kompjuterike tepër të klasifikuara” që përdoren për të hyrë në rrjetet e qeverive të huaja. Gazeta Nju Jork Tajms citon disa zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit dhe të zbulimit, që nuk i identifikon me emër dhe shkruan se kontraktori dyshohet për vjedhjen e kodit burimor të Agjencise se Sigurise Kombetare që përdoret për të hyrë në sistemet kompjuterike të vendeve kundërshtare, si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.” Sipas gazetës, i dyshuari, Harold Thomas Martin III, ka qenë punonjës i kompanisë Buuz Allen Hamilton. Gazeta nuk përmend se çfarë mund të ketë bërë kontraktori me informacionin që dyshohet se ka vjedhur.