KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA-RUSI : Ndërpritet bashkëpunimi bërthamor

SHBA-RUSI : Ndërpritet bashkëpunimi bërthamor

Rusia ka reduktuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për energjinë bërthamore. Ajo ka pezulluar një marrëveshje për kërkime dhe ka ndërprerë një tjetër mbi konvertimin e uraniumit. Ditë më parë, Kremlini po ashtu ka braktisur paktin e plutoniumit me Uashingtonin. Qeveria ruse tha se këto veprime janë kundërmasa ndaj sanksioneve që ka vendosur SHBA-ja mbi Rusinë. Perëndimi ka ndërmarrë sanksione ekonomike pasi Rusia ka anekusuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Dështimi i një armëpushimi në Siri, ku Rusia mbështet forcat qeveritare dhe Perëndimi grupet rebele, i ka shtuar po ashtu tensionet.