KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Senati refuzon kufizimin e shitjes së armëve
us-gun-control

SHBA, Senati refuzon kufizimin e shitjes së armëve

Senati i Shteteve të Bashkuara ka refuzuar propozimet që kufizojnë shitjen e armëve. Propozimet kanë përfshirë kontroll më të gjerë për blerësit dhe ndalimin e shitjeve te personat që ndodhen në listat për terrorizëm. Masat nuk kanë arritur të sigurojnë 60 votat e nevojshme në Senatin prej 100 anëtarësh. Ligjvënësit demokratë dhe republikanë, megjithatë, kanë thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë një kompromis. Masat janë vënë në diskutim pas të shtënave vdekjeprurëse, javën e kaluar në Orlando të Floridës. Shoqata Kombëtare e Armëve në SHBA po lobon fuqishëm kundër kufizimit të armëve.