KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, shitet kitara e legjendës Prince
prince, kitara, reja e verdhe, ankand, shitet

SHBA, shitet kitara e legjendës Prince

Një kitarë elektrike që i përkiste Prins dhe një tufe flokësh të Dejvid Boui janë shitur në një ankand në SHBA për një vlerë totale prej 150 mijë dollarësh. Kitara e quajtur Reja e Verdhë u ble per 137 mijë e 500 dollare nga koleksionisti amerikan Xhim Irsei. Kitara ishte prodhuar në fund të viteve 1980 nga kompania Nat-Kupii Enterprajzis dhe u përdor nga këngëtari për një numër të madh koncertesh deri në mesin e viteve 90. Koleksionisti Irsei njihet për afeksionin e tij për instrumentet muzikore. Në koleksionin e tij ka objekte që dikur u përkisnin Bob Dilan, Xhon Lenon dhe Xherri Garisa. Dhjetorin e shkuar bleu baterine e Ringo Star për një vlerë prej 2.1 milionë dollarë. Ndërsa një tufe nga flokët e Boui, i cili ndërroi jetë në muajin janar, u shit për 18 mijë e 750 dollarë. Floket vinin nga një ish punonjës i muzeut të dyllit Madam Tuso në Londër, i cili në vitin 1983 i kishte përdorur ato për të rikrijuar modelin e flokëve të ikonës së muzikës.