KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA shpreh shqetësimin për dënimin e gazetarëve te Al-Xhaziras
SHBA shpreh shqetësimin për dënimin e gazetarëve te Al-Xhaziras

SHBA shpreh shqetësimin për dënimin e gazetarëve te Al-Xhaziras

Shtetet e Bashkuara deklaruan se janë “thellësisht të zhgënjyera” me vendimin e një gjykate në Egjipt, me të cilin dënohen me tre vjet burg, tre gazetarë të rrjetit televiziv Al-Xhazira. Departamenti amerikan i shtetit nëpërmjet një deklarate kërkoi nga qeveria e Egjiptit “që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për rishqyrtimin e këtij vendimi, i cili e dëmton shumë lirinë e të shprehurit, aq te domosdoshme për stabilitet dhe zhvillim”. Një gjykatë në kryeqytetin egjiptian Kajro e shpalli te shtunen, më 29 gusht vendimin lidhur me këtë proces të gjatë, që është kritikuar në gjithë botën nga mbrojtësit e lirisë së shtypit dhe veprimtaret për të drejtat e njeriut. Gazetarët, Mohammed Fahmi, shtetas i Kanadasë, australiani, Peter Greste, dhe producenti egjiptian, Baher Muhammad, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2013, ndersa punonin për rrjetin Al-Xhazira.