KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, shtëpia superluksoze ku do të jetojë çifti Obama
barack-obama-shtepia-e-re-1-1

SHBA, shtëpia superluksoze ku do të jetojë çifti Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Zonja e Parë Mishel Obama, kanë marrë me qera një shtëpi spektakolare në një nga lagjet më elegante të Washingtonit, si një vendbanim të ri pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Shtëpia 4.3 milionë dollarëshe, me një sipërfaqe prej 762 metrash katrorë ka mjaftueshëm hapësirë për familjen Obama, me dhoma të ndara, palestër, hapësirë argëtimi dhe kopësht për t’u qetësuar. Ndërtesa e vitit 1928 ka gjithsej nëntë dhoma gjumi dhe tetë tualete. Familja Obama po e merr shtëpinë me qera nga Joe Lockhart, i cili ka shërbyer si sekretar shtypi për Bill Klinton.