KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, sondazhi për kandidatët
TrumpClinton

SHBA, sondazhi për kandidatët

Votuesit amerikanë nuk besojnë se kandidati republikan për president, Donald Trump do të ketë sukses në planin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit meksikan dhe se ata nuk mendojnë që kandidatja demokrate për president, Hillary Klinton, do të arrijë të frenojë përdorimin e parave të fshehta në politikë apo do të kufizojë fuqinë e Wall Street-it. Sipas një sondazhi të ri të Universitetit Quinnipiac, 39 % e votuesve mendojnë se Trump, nëse zgjidhet, do të përpiqet, por do të dështojë në planin e tij për të ndërtuar një mur; 45 % mendojnë se ai do të përpiqet për deportimin e 11 milionë emigrantëve të paligjshëm, por nuk do të ketë sukses. 63% e votuesve besojnë se Clinton as që do të përpiqet për të penguar hyrjen e parave të fshehta në politikë, ndërkohë që 18 % pohojnë se ajo mund të përpiqet, por ka më shumë gjasa të dështojë. Një çështje në të cilën Clinton paraqitet më mirë, është reduktimi i borxhit të studentëve në kolegjet dhe universitetet publike. 22% e votuesve amerikanë thonë se ajo do të përpiqet dhe do të ketë sukses, ndërsa 32 % thonë se ajo do të përpiqet, por do të dështojë.