KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, stafi i Clinton akuzon FBI-në për standarde të dyfishta
SHBA, stafi i Clinton akuzon FBI-në për standarde të dyfishta

SHBA, stafi i Clinton akuzon FBI-në për standarde të dyfishta

Çështja e emaileve vijon të turbullojë fushatën presidenciale në SHBA, ndonëse ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjen e presidentit në 8 nëntor. Anëtarët e fushatës së kandidates demokrate Hillary Clinton akuzojnë drejtorin e FBI James Comey se po përdor standarde të dyfishta. Menaxheri i fushatës Robi Muk akuzon Comey se ka refuzuar të japë deklarata sa i përket lidhjes së republikanit Trump me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Por ai nuk u soll në të njëjtën mënyrë me demokraten Clinton duke kërkuar rinisjen e hetimeve sa i përket emaileve kur ajo ishte sekretare shteti. Sipas raportimeve, James Comey ka qenë pro një deklarate të përbashkët të Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, bërë më 7 nëntor, por ka kundërshtuar bërjen publike të kësaj deklarate para zgjedhjeve të nëntorit. Stafi i Clinton kërkon nga FBI që të hetojë lidhjet e Donald Trump me Rusinë. Persa i përket sondazheve ish sekretarja e shtetit vijon të jetë në avantazh ndonëse me një diference shumë të lehtë.