KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Stein kërkon rinumërim votash në tre Shtete
SHBA: Stein kërkon rinumërim votash në tre Shtete

SHBA: Stein kërkon rinumërim votash në tre Shtete

Jill Stein, kandidatja e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet amerikane, po mbledh miliona dollarë që nevojiten për të kërkuar rinumërim të totave të 8 nëntorit në tre Shtete të pasigurtë, Miçigen, Pensilvenia dhe Uiskonsin. Stein mbrëmë ka hapur një faqe interneti për mbledhjen e fondeve në pak orë, para mesnatës në Nju Jork, 6 e mëngjesit në Shqipëri, kishte mbledhur dy milionë dollarë që shërbejnë për të kërkuar që të numërohen fletët në Uiskonsin brenda cakut të ditës së nesërme.

Stein tha se ka vendosur të lëvizë përballë “provave bindëse të një votimi jo normal” dhe që analistët kanë treguar “kundërshtime domethënëse në votat e përgjithshme” të njoftuara nga SHBA. “Kjo gjë duhet të hetohet para se zgjedhjet 2016 të çertifikohen” ka deklaruar Stein. “Meritojmë zgjedhje të cilave duhet t’u besojmë”.

Shoqëria e Stein shpreson të mbledhë 6-7 milionë dollarët që i duhen për të kërkuar rinumërimin e votave në tre Shtete. Dje një grup akademikësh dhe aktivistësh kanë bërë thirrje për një rinumërim të votave dhe dikush mendon se hacker-a të huaj kanë ndërhyrë në votimin elektronik. Aktivistët i kanë kërkuar kandidates demokrate të mundur nga Donald Trump, Hillary Clinton, që të kërkojë rinumërim.

Trump e ka mundur Clinton papritmas me një numër të vogël votash në Pensilvani dhe Uiskonsin dhe mindet të ketë fituar në Miçigen, ku nuk ka akoma një rezultat përfundimtar.

Stein qartësoi se e mori këtë vendim sepse don të garantojë se rezultatet e zgjedhjeve janë të sakta, ndërkohë që nuk beson të ketë fituar në ndonjë Shtet. Koha është e shkurtër: brenda ditës së nesërme duhet kërkuar rinumërimi në Uiskonsin, ku Trump ka fituar vetëm me 0,7%. Në Pensilvani, ku largësia është vetëm 1,2%, ka kohë deri të hënën për të kërkuar rinumërim. Në Miçigen, ku Trump rezulton të jetë përpara me 0,3%, ka kohë deri me 30 nëntor. Ky hap i marrë nga Stein, që deri tani nuk ishte përfshirë, mbron demokratët dhe ata që kanë punuar në fushatën e Clinton nga një garë të hapur votash. Drejtuesit e Partisë Demokratike nuk janë të gatshëm të thonë publikisht se votimi nuk është normal pasi vetë Clinton e ka sulmuar kundërshtarin në fushatë, i cili para zgjedhjeve kishte përsëritur shpësh që votimi është i manipuluar.