KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Të shtëna në një klub nate në Florida, 2 të vdekur 17 të plagosur
SHBA: Të shtëna në një klub nate në Florida, 2 të vdekur 17 të plagosur

SHBA: Të shtëna në një klub nate në Florida, 2 të vdekur 17 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe mbi 17 të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në një klub nate në Fort Mejers, në Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë klub nate po mbahej një festë adoleshentësh. Dy viktimat nuk janë identifikuar akoma dhe sipas një bilanci janë edhe 17 të plagosur, njofton policia.

Tre persona janë ndaluar nga policia në lidhje me këto të shtëna. Këtë e ka bërë të ditur kapiteni i policisë Jim Mulligan i cili shtoi se agjentët po kontrollojnë zonën në kërkim të persona ve të tjerë të përfshirë në këtë incident. Zona pranë lokalit të natës tani është e sigurtë por rrugët hyrëse janë përsëri të bllokuara nga policia.