KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Trump fton mbështetësit e Sanders kundër Klintonit
trump

SHBA, Trump fton mbështetësit e Sanders kundër Klintonit

Kandidati Donald Trump u ka premtuar mbështetësve të se do t’i bëjë krenarë për partinë Republikane. Gjatën një takimi të mbajtur në New York, miliarderi kërkoi që anëtarët e kësaj force politike t’i japin atij besimin dhe përgjegjësinë për të garuar në garën presidenciale. “Më jepni nderin për të drejtuar partinë republikanë drejt fitores. Më besoni, ne do t’ia dalim. Unë e kuptoj përgjegjësinë e mbajtjes së këtij roli dhe nuk do t’iu zhgënjej. Do të punojmë fort për të mos ju zhgënjyer. Do t’iu bëj krenar për partinë tuaj dhe për lëvizjen tonë”, ishin fjalët e Trump. Më tej, Trump shfrytëzoi ndasitë që ekzistojnë mes dy kandidatëve demokratë, Hilary Clinton dhe Bernie Sanders, për t’i ftuar mbështetësit e senatorit të Vermontit që të rreshtohen përkrah tij.