KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Trump punoi me kubanezët dhe iranianët
SHBA: Trump punoi me kubanezët dhe iranianët

SHBA: Trump punoi me kubanezët dhe iranianët

Donald Trump ka bërë punë jo vetëm me Kubën në kohën e Fidel Castro-s, duke mos respektuar embargon, por edhe me Iranin, kur i dha me qera një banke të Teheranit një zyrë në Nju Jork nga viti 1998 deri në vitin 2003.

Kjo bankë ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i përket institucioneve iraniane që ishin të lidhura me terrorizmin dhe programin bërthamor.

Këtë lajm e bën të ditur Shoqëria Ndërkombëtare e Gazetarëvë Hetues, në të cilën bëjnë pjesë emra gazetash si New York Times dhe The Guardian që shpalli në fillim të vitit të ashtuquajturat “Panama Papers”.