KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Trump siguron delegatët e nevojshëm për emërimin nga Partia Republikane
trump

SHBA, Trump siguron delegatët e nevojshëm për emërimin nga Partia Republikane

Miliarderi Donald Tramp arriti zyrtarisht të mbledhë numrin e nevojshëm të delegatëve për emërimin nga Partia Republikane, sipas një përllogaritjeje nga votimet paraprake që janë mbajtur deri tani. Rivalët e tij të fundit u larguan nga gara republikane në fillim të majit dhe 69-vjeçari Tramp e ka të siguruar shumicën e 1.237 delegatëve që i duhen në Kuvendin e partisë në muajin korrik, ku ai do të marrë emërimin zyrtar. Kur hyri në garën presidenciale në korrik 2015, shanset e zotit Tramp dukeshin fare të vogla në krahasim me ato të rivalëve të shumtë në garë. Zoti Tramp u shpreh se faktet e treguan që ai gëzon mbështetje të madhe nëpër të gjithë vendin, duke thënë se ka mbështetje edhe në Kongres. “Do të isha i nderuar po të merrja nominimin nga Konventa Republikane”, u shpreh ai.