KRYEFAQJA » LAJME » SHBA uron Kosovën për pavarësinë
SHBA uron Kosovën për pavarësinë

SHBA uron Kosovën për pavarësinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan, ka uruar popullin e Kosovës për tetëvjetorin e shpalljes se pavarësisë. Në një komunikatë për mediat të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sekretari Kerri theksoi se gjatë vizitës së tij në Kosovë në dhjetor të 2015-tës pati përshëndetur arritjet e fundit të vendit drejt integrimeve euro-atlantike.  Sipas Kerrit, ky përparim përfshin edhe avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë, nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.